Mateu 27:57-61
Mateu 27:57-61 AL1
Në mbrëmje erdhi një njeri i pasur nga Arimateja me emrin Jozef. Edhe ai kishte qenë dishepull i Jezuit. Ai shkoi te Pilati e i kërkoi trupin e Jezuit. Atëherë Pilati urdhëroi t'ia jepnin. Jozefi e mori trupin e Jezuit, e mbështolli me një pëlhurë të pastër prej liri dhe e vendosi në varrin e ri që kishte hapur për vete në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur të madh te gryka e varrit e u largua. Maria Magdalena dhe Maria tjetër po rrinin përballë varrit.

