Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 26:1-5

Mateu 26:1-5 AL1

Kur mbaroi së thëni këto fjalë, Jezui u tha dishepujve: «Ju e dini se pas dy ditësh është Pashka dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar». Atëherë kryepriftërinjtë dhe pleqtë e popullit u mblodhën në oborrin e pallatit të kryepriftit që quhej Kajafa dhe së bashku vendosën ta kapnin Jezuin me dredhi e ta vrisnin. Prandaj thoshin: «Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë në popull».