Kur ishte në tempull, Jezuit i çonin të verbrit e të çalët dhe ai i shëronte. Por kryepriftërinjtë e shkruesit, kur panë mrekullitë që bëri dhe fëmijët që thërrisnin në tempull: «Hosana Birit të Davidit!», u zemëruan e i thanë: «A e dëgjon çfarë thonë këta?». Jezui u tha: «Po. A nuk e keni lexuar ndonjëherë: nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave more lavdi ». Pastaj ai u largua e shkoi jashtë qytetit, në Betani, ku kaloi natën.
Lexo Mateu 21
Dëgjoj Mateu 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 21:14-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video