Kur po dilnin nga Jerikoja, Jezuin po e ndiqte një turmë e madhe. Dy të verbër që rrinin ulur në anë të rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, bërtitën: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». Turma i qortoi që të heshtnin, por ata bërtitën edhe më fort: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». Jezui ndaloi, i thirri e u tha: «Çfarë doni të bëj për ju?». Ata i thanë: «Zot, duam të na hapen sytë!». Jezui ndjeu dhembshuri për ta e u preku sytë. Atyre iu kthye menjëherë shikimi e shkuan pas tij.
Lexo Mateu 20
Dëgjoj Mateu 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 20:29-34
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video