Kur po zbrisnin nga mali, Jezui i urdhëroi: «Mos i thoni askujt çfarë keni parë, derisa Biri i njeriut të ngjallet prej të vdekurve». Atëherë dishepujt e pyetën: «Përse thonë shkruesit se duhet të vijë më parë Elia?». Jezui u përgjigj: «Po, Elia po vjen dhe ai do të vërë gjithçka në vendin e vet. Madje po ju them se Elia ka ardhur, por ata nuk e njohën e bënë me të çfarë deshën. Kështu do të vuajë edhe Biri i njeriut prej tyre». Atëherë dishepujt e kuptuan se po u fliste për Gjon Pagëzorin.
Lexo Mateu 17
Dëgjoj Mateu 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 17:9-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video