Mateu 13:13-17
Mateu 13:13-17 AL1
Atyre u flas me shëmbëlltyra, sepse megjithëse shikojnë, nuk shohin dhe megjithëse dëgjojnë, nuk marrin vesh e as kuptojnë. Te këta plotësohet profecia e Isaisë që thotë: do të dëgjoni, por s'do të kuptoni, do të shikoni, por s'do të shihni. Sepse zemra e këtij populli është mpirë, veshët e tyre dëgjojnë me vështirësi dhe sytë i kanë të mbyllur, që të mos shohin me sy, të mos dëgjojnë me veshë, të mos kuptojnë me zemër dhe që të mos kthehen tek unë për t'i shëruar. Por lum sytë tuaj, që shohin, e veshët tuaj, që dëgjojnë. Me të vërtetë po ju them se shumë profetë e njerëz të drejtë dëshiruan të shihnin çfarë po shihni ju e nuk panë, të dëgjonin çfarë po dëgjoni ju e nuk dëgjuan».

