Pastaj disa shkrues e farisenj i thanë: «Mësues, duam të shohim një shenjë prej teje». Por ai u përgjigj: «Kjo brezni e ligë dhe e pafe kërkon shenjë, por asaj nuk do t'i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona. Ashtu si Jonai ndenji tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu do të rrijë edhe Biri i njeriut tri ditë e tri net në zemër të tokës. Banorët e Ninivës do të ngjallen në ditën e gjykimit bashkë me këtë brezni e do ta dënojnë atë, sepse ata u penduan pas predikimit të Jonait. Dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jonai. Mbretëresha e Jugut do të ngjallet në ditën e gjykimit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojë atë, se ajo erdhi nga fundi i dheut për të dëgjuar urtinë e Solomonit. Dhe ja, këtu është dikush më i madh se Solomoni».
Lexo Mateu 12
Dëgjoj Mateu 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 12:38-42
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video