«Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që s'do të zbulohet, apo të fshehtë që s'do të merret vesh. Çfarë po ju them në errësirë, thuajeni në dritë dhe çfarë ju pëshpëritet në vesh, shpalleni nga çatitë. Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në Gehenë. A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj. Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela». «Kështu, kushdo që më rrëfen para njerëzve, edhe unë do ta rrëfej para Atit tim që është në qiej, por kushdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim që është në qiej». «Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë. Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. Kam ardhur të ndaj birin nga i ati, bijën nga e ëma; nusen nga e vjehrra; dhe armiqtë e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së tij. Kush e do të atin apo të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua dhe ai që e do të birin ose të bijën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. Kush nuk e merr kryqin e vet për të më ndjekur, nuk është i denjë për mua. Kush e gjen jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që e humb jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë».
Lexo Mateu 10
Dëgjoj Mateu 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 10:26-39
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video