Unë, ZOTI, s'kam ndryshuar e ju jeni ende bijtë e Jakobit! Që prej kohës së etërve tuaj, ju i kthyet shpinën rregullave të mia e nuk i mbajtët. Kthehuni tek unë e unë do të kthehem te ju, thotë ZOTI i ushtrive, por ju thoni: “Si të kthehemi?”. A thua njeriu e grabit Perëndinë? Ju, pra, po më grabitni! E ju thoni: “Si po të grabitim?”. Në të dhjetat e në kushtimet. Të ka zënë mallkimi e prapë mbarë kombi yt më grabit. Silleni tërë të dhjetën në drithnik, që të ketë bukë në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë, thotë ZOTI i ushtrive, po nuk jua hapa kanatet e qiejve e po nuk derdha mbi ju bekim me mbushulli. Do ta ndal brejtësin e ushqimit, që të mos ju shkatërrojë frytin e tokës dhe vreshtat të mos ju dështojnë, thotë ZOTI i ushtrive. Mbarë kombet do të të quajnë të lum, sepse do te jesh një vend i admirueshëm, thotë ZOTI i ushtrive. Keni folur rëndë kundër meje, thotë ZOTI, por ju thoni: “Si folëm kundër teje?”. Ju thatë: “Është e kotë t'i shërbesh Perëndisë. Çfarë përfitojmë nëse i mbajmë urdhërimet e tij apo ecim në zi para ZOTIT të ushtrive? Prandaj, tani, ne quajmë të lum krenarët. Keqbërësit begatojnë. Edhe pse e tundojnë Perëndinë, ata shpëtojnë!”.
Lexo Malakia 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Malakia 3:6-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video