«Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim, që të përgatisë udhën para meje. Dhe Zoti, që kërkoni, do të vijë befas në tempullin e tij. Lajmëtari i besëlidhjes, që dëshironi, tashmë ka ardhur, thotë ZOTI i ushtrive. Kush do ta durojë ditën kur vjen ai? Kush do t'i bëjë ballë kur ai të dëftohet? Ai është si zjarri rafinues, porsi finja larëse. Do të vijë si pastrues e rafinues i argjendit. Do t'i pastrojë e do t'i kullojë bijtë e Levit porsi arin e argjendin, që të jenë të drejtë kur t'i sjellin fli ZOTIT. Atëherë flija e Judës dhe e Jerusalemit do t'i pëlqejë ZOTIT, si në kohët e moçme, si në vitet e shkuara.
Lexo Malakia 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Malakia 3:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video