Për më tepër, ju e mbuloni me lot altarin e ZOTIT duke vajtuar e rënkuar, sepse ai nuk e sheh dhe nuk e pranon me kënaqësi flinë prej dorës suaj. E ju thoni: “Përse?”. Sepse ZOTI është dëshmitar mes teje e gruas së rinisë sate, me të cilën u tregove i pabesë, ndonëse është bashkëshortja dhe gruaja e besëlidhjes sate. A nuk ju bëri Perëndia një në shpirt? Përse një? Sepse kërkon pasardhës të përkushtuar ndaj Perëndisë, prandaj ruajeni shpirtin tuaj. Mos u tregoni të pabesë me gruan e rinisë. Ai që e urren dhe e ndan të shoqen, thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit, e mbulon veten me dhunë, thotë ZOTI i ushtrive. Ruajeni shpirtin tuaj e mos u tregoni të pabesë.
Lexo Malakia 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Malakia 2:13-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video