Mes dishepujve lindi pyetja se kush prej tyre ishte më i madhi. Por Jezui, që i njihte mendimet e zemrës së tyre, mori një fëmijë dhe e mbajti pranë. Atëherë u tha dishepujve: «Kush e pranon këtë fëmijë në emrin tim, më pranon mua e kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Më i vogli ndër të gjithë ju, ai është më i madhi». Atëherë Gjoni i tha: «Mësues, pamë një njeri që dëbonte djajtë në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse nuk të ndjek pas bashkë me ne». Por Jezui i tha: «Mos ia ndaloni, se kush nuk është kundër jush, është me ju».
Lexo Luka 9
Dëgjoj Luka 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 9:46-50
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video