Atëherë Pilati thirri kryepriftërinjtë, krerët dhe popullin e u tha: «Më keni sjellë këtë njeri e më thoni se ai e nxjerr popullin nga udha. Ja, unë e hetova para syve tuaj, por nuk e gjeta te ky njeri fajin për të cilin e padisni dhe as Herodi, sepse ai e ktheu te ne. Ky nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen. Prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj». Atëherë ata bërtitën të gjithë së bashku: «Vrite këtë e na liro Barabën». Barabën e kishin futur në burg për një kryengritje që kishte ndodhur në qytet dhe për vrasje. Pilati, që dëshironte ta lironte Jezuin, iu drejtua përsëri atyre, por ata bërtisnin e thoshin: «Kryqëzoje, kryqëzoje!». Për të tretën herë ai u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë? Nuk kam gjetur tek ai asnjë faj për ta dënuar me vdekje, prandaj do ta ndëshkoj e do ta liroj». Por ata ngulnin këmbë dhe kërkonin me britma të mëdha që të kryqëzohej. Ulërimat e tyre bëheshin gjithnjë e më të forta. Atëherë Pilati vendosi t'u plotësohej kërkesa.
Lexo Luka 23
Dëgjoj Luka 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 23:13-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video