Kur ai mbushi dymbëdhjetë vjeç, shkuan përsëri atje, sipas zakonit. Si kaluan ditët e festës, ata u nisën për t'u kthyer. Fëmija Jezu mbeti në Jerusalem, por prindërit nuk e morën vesh këtë gjë. Meqë mendonin se ai ishte bashkë me udhëtarët e tjerë, ata udhëtuan gjithë ditën e pastaj filluan ta kërkonin te të afërmit e të njohurit, por nuk e gjetën dhe u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar. Pas tri ditësh e gjetën në tempull. Ishte ulur në mes të mësuesve që i dëgjonte e i pyeste. Të gjithë ata që e dëgjonin mahniteshin nga zgjuarsia e përgjigjet e tij. Kur e panë, u habitën dhe e ëma i tha: «Bir, pse na e bëre këtë? Unë e yt atë po të kërkonim gjithë ankth». Jezui u përgjigj: «Pse po më kërkonit? A nuk e dinit se duhet të merrem me punët e Atit tim?». Por ata nuk i kuptuan fjalët e tij. Pastaj u nis bashkë me ta, u kthye në Nazaret e u bindej. Nëna e tij i ruante të gjitha këto gjëra në zemër. Jezui rritej në urti, në moshë e në hir para Perëndisë e njerëzve.
Lexo Luka 2
Dëgjoj Luka 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 2:42-52
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video