Si kryen gjithçka sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre Nazaret. Fëmija rritej e forcohej plot urti dhe hiri i Zotit ishte me të. Prindërit e Jezuit shkonin çdo vit në Jerusalem për festën e Pashkës. Kur ai mbushi dymbëdhjetë vjeç, shkuan përsëri atje, sipas zakonit. Si kaluan ditët e festës, ata u nisën për t'u kthyer. Fëmija Jezu mbeti në Jerusalem, por prindërit nuk e morën vesh këtë gjë. Meqë mendonin se ai ishte bashkë me udhëtarët e tjerë, ata udhëtuan gjithë ditën e pastaj filluan ta kërkonin te të afërmit e të njohurit, por nuk e gjetën dhe u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar. Pas tri ditësh e gjetën në tempull. Ishte ulur në mes të mësuesve që i dëgjonte e i pyeste. Të gjithë ata që e dëgjonin mahniteshin nga zgjuarsia e përgjigjet e tij. Kur e panë, u habitën dhe e ëma i tha: «Bir, pse na e bëre këtë? Unë e yt atë po të kërkonim gjithë ankth». Jezui u përgjigj: «Pse po më kërkonit? A nuk e dinit se duhet të merrem me punët e Atit tim?». Por ata nuk i kuptuan fjalët e tij. Pastaj u nis bashkë me ta, u kthye në Nazaret e u bindej. Nëna e tij i ruante të gjitha këto gjëra në zemër. Jezui rritej në urti, në moshë e në hir para Perëndisë e njerëzve.
Lexo Luka 2
Dëgjoj Luka 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 2:39-52
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video