Luka 17:1-5
Luka 17:1-5 AL1
Jezui u tha dishepujve të vet: «Është e pamundur të mos vijnë pengesat, por mjerë kush i shkakton! Për të do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të hidhej në det, sesa t'u bëhej pengesë këtyre të vegjëlve. Kini kujdes! Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje. Nëse pendohet, fale. Nëse mëkaton kundër teje shtatë herë në ditë e shtatë herë kthehet e të thotë “pendohem”, fale». Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!».

