Pastaj Jezui tha: «Një njeri kishte dy djem. Më i vogli i tha të atit: “Atë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon”. Kështu i ati ua ndau pasurinë djemve. Pas pak ditësh më vonë djali i vogël mblodhi gjithçka kishte e shkoi në një vend të largët. Atje e çoi dëm pasurinë duke jetuar pa kokëçarje. Dhe si shpenzoi gjithçka, në atë vend ra një zi e madhe buke dhe ai filloi të mbetej pa gjë. Atëherë shkoi e gjeti punë te njëri nga qytetarët e atij vendi dhe ky e dërgoi në ara që të ruante derrat. Atje do të kishte dashur shumë të ushqehej me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Si erdhi në vete, tha: “Shumë nga punëtorët e tim eti kanë bukë e u tepron, ndërsa unë këtu po vdes urie. Do të çohem, do të shkoj tek im atë e do t'i them: atë, kam mëkatuar kundër qiellit e para teje. Nuk jam më i denjë të quhem biri yt. Më mbaj si një nga punëtorët e tu”. Kështu u nis e shkoi tek i ati. Por ndërsa ishte ende larg, i ati e pa dhe ndjeu dhembshuri për të. Vrapoi, e mbështolli në krahët e tij dhe e puthi. Atëherë i biri i tha: “Atë, kam mëkatuar kundër qiellit e para teje. Nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por i ati u tha shërbëtorëve: “Sillni shpejt rrobën më të mirë e vishjani. Vërjani unazën në gisht e sandalet në këmbë. Merrni viçin e majmë e thereni. Le të hamë e të bëjmë festë, se ky biri im kishte vdekur e u ngjall, kishte humbur e u gjet!”. Dhe filluan të festonin. Djali i tij më i madh gjendej në arë. Kur erdhi e iu afrua shtëpisë, dëgjoi muzikë e valle. Atëherë thirri njërin nga shërbëtorët dhe e pyeti se çfarë po ndodhte. Ai iu përgjigj: “Vëllai yt është këtu dhe yt atë theri viçin e majmë, se ai është kthyer shëndoshë e mirë”. Atëherë ai u zemërua e nuk pranoi të hynte. I ati doli përjashta për t'iu lutur, por ai iu përgjigj: “Unë kam punuar si një shërbëtor gjatë gjithë këtyre viteve për ty e nuk të kam thyer asnjë urdhër, megjithatë ti nuk më ke dhënë as edhe një kec që të bëj festë me miqtë e mi. Ndërsa kur u kthye yt bir, ai që e prishi pasurinë tënde me lavire, ti there për të viçin e majmë”. Por i ati i tha: “Bir, ti je gjithmonë me mua e gjithçka që kam unë është edhe jotja.
Lexo Luka 15
Dëgjoj Luka 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 15:11-31
5 Ditët
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.
Ti mund ta gjesh rrugën për tek Perëndia. Prandaj, eja ta nisim udhëtimin së bashku për t'u kthyer te Perëndia, për t'u forcuar në Zotin çdo ditë, çdo javë. Do të shikojmë këto ditë , sesi njerëzit kanë 5 ETJE të ndryshme të cilat dalin herë pas here. Le ti zbulojmë bashkë dhe të kthehemi tek Perëndia që na pret krahëhapur!
7 Days
How can we find the right attitude for every situation? What is the right attitude? This seven-day Bible Plan finds answers in the life and teachings of Christ. Let these daily encouragements, reflective prayers, and powerful Scriptures form in you the mind of Christ.
Taken from his book "AHA," join Kyle Idleman as he discovers the 3 elements that can draw us closer to God and change our lives for good. Are you ready for the God moment that changes everything?
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video