Ai kërkoi një dërrasë, mbi të cilën shkroi: «Gjon është emri i tij». Të gjithë u mrekulluan. Përnjëherë Zakarisë iu hap goja e iu zgjidh gjuha dhe filloi të fliste duke bekuar Perëndinë. Të gjithë banorët aty pranë i zuri frika dhe në mbarë krahinën malore të Judesë flitej për këto gjëra. Ata që i dëgjuan këto gjëra i mbajtën në zemër e thanë: «Ç'do të bëhet vallë ky djalë?». Dhe dora e Zotit ishte me të. Zakaria, ati i tij, u mbush me Shpirtin e shenjtë e profetizoi kështu: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, se erdhi dhe shpengoi popullin e tij. Ai ngriti për ne bririn e shpëtimit në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, siç e kishte thënë me gojën e profetëve të tij të shenjtë që prej shekujsh; shpëtim nga armiqtë tanë dhe nga dora e të gjithëve atyre që na urrejnë
Lexo Luka 1
Dëgjoj Luka 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 1:63-71
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video