Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë. Fqinjët dhe farefisi i saj dëgjuan se Zoti tregoi mëshirë të madhe për Elizabetën dhe gëzoheshin bashkë me të. Ditën e tetë erdhën për të rrethprerë fëmijën e donin t'i vinin emrin Zakari, sipas emrit të të atit. Por e ëma tha: «Jo, do të quhet Gjon». Ata i thanë: «Askush nga të afërmit tuaj nuk quhet me këtë emër». Atëherë e pyetën të atin me shenja se ç'emër donte t'i vinte. Ai kërkoi një dërrasë, mbi të cilën shkroi: «Gjon është emri i tij». Të gjithë u mrekulluan. Përnjëherë Zakarisë iu hap goja e iu zgjidh gjuha dhe filloi të fliste duke bekuar Perëndinë. Të gjithë banorët aty pranë i zuri frika dhe në mbarë krahinën malore të Judesë flitej për këto gjëra. Ata që i dëgjuan këto gjëra i mbajtën në zemër e thanë: «Ç'do të bëhet vallë ky djalë?». Dhe dora e Zotit ishte me të. Zakaria, ati i tij, u mbush me Shpirtin e shenjtë e profetizoi kështu: «Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, se erdhi dhe shpengoi popullin e tij.
Lexo Luka 1
Dëgjoj Luka 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 1:57-68
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video