«Ata që do të mbesin, do ta pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre, kur më tradhtuan e vepruan kundër meje. Prandaj, edhe unë veprova kundër tyre e i degdisa në vendin e armiqve të tyre. Nëse zemra e tyre e parrethprerë përulet dhe ata e pranojnë paudhësinë, atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time me Jakobin, për besëlidhjen time me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin. Do të kujtohem edhe për tokën, e cila, kur të jetë braktisur prej tyre dhe të ketë mbetur e shkretë, do të shijojë të shtunat e veta. Ndërsa ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre, sepse nuk i pranuan vendimet e mia dhe i përbuzën rregullat e mia. Por, edhe kur të jenë në tokën e armiqve nuk do të heq dorë prej tyre, nuk do t'i përbuz, që të mos marrin fund dhe nuk do ta zhbëj besëlidhjen time me ta. Unë jam ZOTI, Perëndia i tyre. Do t'u kujtoj besëlidhjen që bëra me të parët e tyre, të cilët i nxora prej dheut të Egjiptit para syve të kombeve, që të bëhem Perëndia i tyre. Unë jam ZOTI».
Lexo Levitiku 26
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 26:40-45
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video