Zbatojini rregullat e mia dhe mbajini vendimet e mia. Zbatojini ato, që të jetoni të sigurt në vendin tuaj. Kështu, toka do të japë prodhimet e veta, ju do të hani e do të ngiheni dhe do të banoni të sigurt në të. Ju mund të thoni: “Çfarë do të hamë vitin e shtatë, nëse nuk mbjellim e nuk korrim?”. E, pra, unë do ta bekoj për ju vitin e gjashtë, që të japë prodhimin e tre viteve. Vitin e tetë do të mbillni e do të ushqeheni me prodhimet e vjetra deri në vitin e nëntë. Derisa të vijë prodhimi i ri do të hani prodhimin e vjetër». «Toka nuk mund të shitet përgjithmonë, sepse është e imja. Ju jeni të huaj e banorë të përkohshëm.
Lexo Levitiku 25
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 25:18-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video