Mos e mallko të shurdhrin e mos i vër pengesa të verbrit, por druaje Perëndinë tënd. Unë jam ZOTI. Mos bëni padrejtësi nëpër gjyqe. Mos mbaj anën e të varfrit e mos e përkrah të fortin, por gjykoje të afërtin me drejtësi. Mos përhap shpifje nëpër popull e mos merr pjesë në gjakderdhje kundër të afërtit tënd. Unë jam ZOTI. Mos e urre në zemër vëllanë tënd, por qortoje të afërtin, që të mos mbash barrën e mëkatit të tij. Mos merr hak e mos mbaj mëri me bijtë e popullit tënd. Duaje të afërtin si veten. Unë jam ZOTI. Mbajini vendimet e mia! Mos mbarështo kafshë të llojeve të ndryshme, arën mos e mbill me farëra të ndryshme e mos vish rroba të bëra me dy lloje stofesh. Nëse një burrë bie në shtrat me një skllave të fejuar me një burrë tjetër, por që nuk është shpenguar apo nuk i është dhënë liria, le të ndëshkohen, por të mos vriten, sepse ajo nuk ishte e lirë. Ai burrë t'i sjellë ZOTIT, si fli për fajin, një dash te hyrja e tendës së takimit. Me dashin e flisë për fajin, prifti të kryejë për të para ZOTIT shlyerjen për mëkatin dhe atij do t'i falet mëkati që ka bërë. Kur të keni hyrë në tokën tuaj e të keni mbjellë lloje të ndryshme pemësh frutore, mbajini frutat e tokës si të ndaluara. Për tre vjet do t'i keni të ndaluara e nuk do t'i hani. Vitin e katërt të gjitha frutat e saj të shenjtërohen për ZOTIN si fli lavdërimi. Vetëm vitin e pestë mund t'i hani frutat e saj, që prodhimi t'ju shtohet. Unë jam ZOTI, Perëndia juaj. Mos hani asgjë me gjak. Mos ushtroni as shortarinë, as magjinë. Mos i qethni rrumbullak flokët e mos e shkurtoni mjekrën. Mos e çirrni trupin për të vdekurit e mos mbishkruani asnjë figurinë mbi lëkurë. Unë jam ZOTI. Mos e çndero tët bijë, duke e bërë lavire, që vendi të mos jepet pas kurvërisë e të mos mbushet me fëlligështi. Mbajini të shtunat e mia dhe druajeni shenjtëroren time. Unë jam ZOTI. Mos u jepni pas atyre që thërrasin shpirtra të vdekurish e pas yshtësve, që të mos bëheni të papastër prej tyre. Unë jam ZOTI, Perëndia juaj. Ngrihuni në këmbë para flokëthinjurve, nderojeni të moshuarin dhe druajeni Perëndinë tuaj. Unë jam ZOTI.
Lexo Levitiku 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Levitiku 19:14-32
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video