Jozuehu ndërtoi një altar për ZOTIN, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal. Altari u lartua me gurë të palatuar e të papunuar me vegla hekuri, siç i kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, izraelitët dhe siç është shkruar në librin e ligjit të Moisiut. Mbi altar, izraelitët i kushtuan ZOTIT fli shkrumbimi e paqtimi. Atje Jozuehu shkroi mbi gurë një kopje të ligjit të Moisiut në prani të izraelitëve. Të gjithë izraelitët bashkë me pleqtë, me krerët e me gjykatësit e tyre, si dhe të huajt që jetonin me ta, qëndronin nga ana e arkës, ndërsa nga ana tjetër qëndronin priftërinjtë levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së ZOTIT. Gjysma qëndronte përballë malit Gerizim, ndërsa gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu siç kishte urdhëruar më parë Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, të bekohej populli i Izraelit. Pastaj Jozuehu lexoi gjithë fjalët e ligjit, bekimet e mallkimet e tij, ashtu siç ishin shkruar në librin e ligjit. Jozuehu nuk la pa lexuar asgjë nga ato që kishte urdhëruar Moisiu, para bashkësisë së Izraelit, grave, fëmijëve e të huajve që jetonin mes izraelitëve.
Lexo Jozuehu 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jozuehu 8:30-35
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video