Pas këtyre ngjarjeve, Jozuehu, biri i Nunit dhe shërbëtori i ZOTIT, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeçare. E varrosën në tokën që kishte trashëguar, në Timnah Serah, në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gash. Izraeli i shërbeu ZOTIT për sa kohë qe gjallë Jozuehu e për sa kohë qenë gjallë pleqtë që jetuan pas Jozuehut, të cilët i dinin të gjitha veprat që kishte bërë ZOTI për Izraelin. Eshtrat e Jozefit, që izraelitët i kishin sjellë me vete nga Egjipti, i varrosën në Shekem, në arën që Jakobi kishte blerë prej Hamorit, atit të Shekemit, për njëqind copa argjendi dhe që ishte pronë e pasardhësve të Jozefit. Edhe Eleazari, biri i Aronit, vdiq e u varros në Gibeah, në pronën që i ishte dhënë Finehasit, birit të tij, në krahinën malore të Efraimit.
Lexo Jozuehu 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jozuehu 24:29-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video