Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 18:11-28

Jozuehu 18:11-28 AL1

Pjesa e parë u ra me short pasardhësve të Benjaminit, sipas klaneve. Tokat e tyre shtriheshin ndërmjet pasardhësve të Judës e pasardhësve të Jozefit. Kufiri verior fillonte nga Jordani, ngjitej në veri të shpateve të Jerikosë dhe, si kalonte krahinën malore për nga perëndimi, përfundonte në shkretëtirën e Bet Avenit. Më pas kufiri shkonte drejt Luzit, kalonte në jug të shpateve të Luzit, që është Beteli, e zbriste në Atarot Adar, përmes malit në jug të Bet Horonit të poshtëm. Nga ana perëndimore e malit, në jug të Bet Horonit të poshtëm, kufiri kthente drejt jugut e përfundonte në Kirjat Baal, që është Kirjat Jearimi, qytet i pasardhësve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor. Ana jugore e kufirit fillonte në Kirjat Jearim e shtrihej drejt perëndimit deri te burimet e Neftoahut. Pastaj kufiri zbriste deri në fund të malit kundruall luginës së Ben Hinomit, në veri të luginës së refaitëve. Prej aty zbriste nëpër luginën e Ben Hinomit, kalonte nëpër shpatet jugore të jebusitëve dhe përfundonte në En Rogel. Si kthente drejt veriut, shkonte për në En Shemesh, pastaj në Geliot, kundruall përpjetës së Adumimit, e zbriste drejt shkëmbit të Bohanit, birit të Rubenit. Më pas kalonte shpatet veriore përballë Arabahut e zbriste për në Arabah. Pastaj kufiri kalonte në veri të shpateve të Bet Hoglahut dhe arrinte në skajin më të largët të gjirit verior të detit të Kripur, në grykëderdhjen jugore të Jordanit. Ky ishte kufiri jugor. Në lindje kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trashëgimia dhe këta ishin kufijtë e pasardhësve të Benjaminit, sipas klaneve. Qytetet që i përkisnin fisit të Benjaminit, sipas klaneve, ishin Jerikoja, Bet Hoglahu, Emek Kecici, Bet Arabahu, Cemaraimi, Beteli, Avahu, Parahu, Ofrahu, Kafaramoni, Ofniu e Geba, gjithsej dymbëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Qytetet e tjera ishin Gibeoni, Ramahu, Beroti, Micpahu, Kefirahu, Mocahu, Rekemi, Irpeeli, Taralahu, Cela Elefi, qyteti i jebusitëve, që është Jerusalemi, Gibeahu e Kirjati, gjithsej katërmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Benjaminit, sipas klaneve.