Kalebi, biri i Jefunehut, mori një pronë brenda trojeve të pasardhësve të Judës, ashtu siç i kishte thënë ZOTI Jozuehut për Kirjat Arbanë që është Hebroni. Arbai është ati i Anakut. Kalebi i dëboi prej Hebronit të tre bijtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin e Talmain, pasardhës të Anakut. Prej Hebronit ai shkoi për të sulmuar banorët e Debirit. Debiri quhej më parë Kirjat Sefer. Kalebi tha: «Atij që do të sulmojë e do të pushtojë Kirjat Seferin do t'i jap për grua time bijë, Aksahanë». Qytetin e pushtoi Otnieli, biri i Kenazit, të vëllait të Kalebit, prandaj Kalebi i dha për grua të bijën, Aksahanë. Aksahaja, kur erdhi në shtëpinë e burrit, i mbushi mendjen të shoqit që ajo të shkonte tek i ati e t'i kërkonte një arë. Sapo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: «Çfarë ke?». Ajo i tha: «Më jep një gjë si bekim. Më ke dhënë tokë në Negev, por dua të më japësh edhe ndonjë burim uji». Atëherë Kalebi i dha burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
Lexo Jozuehu 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jozuehu 15:13-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video