Jonai u përgjigj: «Hebre jam dhe ZOTIN, Perëndinë e qiellit, druaj. Ai krijoi detin e dheun». Atëherë ata burra i kapi një frikë e madhe, prandaj i thanë: «Si e bëre këtë gjë!». Ata e dinin se Jonai kishte marrë arratinë nga prania e ZOTIT, se ua kishte thënë vetë. Ngaqë deti po bëhej gjithnjë e më i egër, ata e pyetën: «Çfarë të bëjmë me ty që të na qetësohet deti?». Ai u tha: «Më kapni e më hidhni në det, që deti të qetësohet, sepse unë e di se kjo stuhi ju ra për shkakun tim». Detarët u dhanë rremave për ta kthyer anijen në breg, por nuk mundën, sepse deti po bëhej gjithnjë e më i egër. Atëherë i thirrën ZOTIT e thanë: «O ZOT, mos na e merr jetën për shkak të këtij njeriu e mos na fajëso për gjak të pafajshëm, se ti, o ZOT, ke bërë sikurse ke dashur». Kështu, e morën Jonain dhe e hodhën në det. Deti u qetësua nga tërbimi. Atëherë ata burra i pushtoi një frikë e madhe ndaj ZOTIT. I kushtuan ZOTIT një flijim e u betuan para tij.
Lexo Jonai 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jonai 1:9-16
15 Ditët
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video