ZOTI i foli Jonait, birit të Amitait, e i tha: «Ngrihu e shko në qytetin e madh të Ninivës e fol kundër tij, sepse ligësia e banorëve të tij ka mbërritur deri tek unë». Atëherë Jonai u ngrit e mori arratinë për në Tarshish, larg pranisë së ZOTIT. Zbriti në Jafë e gjeti një anije që shkonte në Tarshish. Pagoi për udhëtimin dhe hipi në anije për të shkuar bashkë me të tjerë në Tarshish, larg pranisë së ZOTIT. Por ZOTI kishte dërguar në det një erë të fortë. Stuhia në det qe aq e furishme, saqë anija rrezikonte të copëtohej. Atëherë detarët i zuri frika dhe secili i thirri perëndisë së vet për ndihmë. Për të lehtësuar anijen, hodhën në det edhe ngarkesën e saj. Ndërkaq, Jonai kishte zbritur poshtë, brenda anijes, ishte shtrirë dhe kishte rënë në gjumë të thellë. Kapiteni i anijes iu afrua e i tha: «Çfarë? Po fle? Ngrihu e thirri perëndisë tënd për ndihmë! Ndoshta ky perëndi kujtohet për ne e kështu nuk marrim fund».
Lexo Jonai 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jonai 1:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video