Ka shpresë për të vobektin, padrejtësisë i mbyllet goja. Pra, lum njeriu, që Perëndia e qorton! Mos e përçmo mësimin e të gjithëpushtetshmit, se ai lëndon, por e lidh plagën, godet, por me dorën e vet shëron. Të liron nga gjashtë mundime dhe lëngata e shtatë nuk do të të bjerë. Kur të bjerë zija e bukës, të shpëton nga vdekja e nga tehu i shpatës në betejë. Do të strehohesh nga fshikullimi i gjuhës e, në ardhtë rrënimi, nuk do të druash. Do të tallesh me shkretimin e me urinë, nuk do të trembesh nga egërsirat e dheut. Do të lidhësh besë me gurët e arës dhe egërsirat paqe do të kenë me ty. Do ta shohësh se tenda jote është e sigurt, do të qëmtosh pronën e asgjë s'do të mungojë. Do ta shikosh si do të të shtohet fara e pinjojtë e tu si bari i dheut. Do të hysh në varr i mbajtur e i fortë, si kalliri i pjekur në kohën e vet. Ja, këtë gjë e hetuam dhe ashtu është. Dëgjoje, që ta dish për vete».
Lexo Jobi 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 5:16-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video