«A e di ti kur pjellin dhitë e malit? A i ke vrojtuar drenushat kur lindin? Ua ke njehur vallë plotësimin e muajve? Ua di vallë kohën e pjelljes, kur shtrihen e lindin të vegjlit dhe nxjerrin në dritë frytin e dhimbjes? Mëkëmben këlyshët e tyre e rriten përjashta, ikin e më tek ato nuk kthehen. Kush e lëshoi në liri gomarin e egër? Kush ia zgjidhi litarin mushkës, të cilës i caktova si shtëpi shkretëtirën e si vendbanim dheun kripor? Ai e përqesh rrëmujën e qytetit e nuk i dëgjon klithmat e ndjekësve. Endet kullotave të veta malore e kërkon çdo bimë të blertë. A pranon bizoni të të shërbejë? A e kalon natën në stallën tënde? A e vë dot në brazdë për laku? A do të vijë pas teje duke pluguar? A do t'i zësh besë atij, se është shumë i fortë, e do t'ia ngarkosh atij punën tënde? A beson se ai do të kthehet e do ta sjellë farën në lëmë? Gëzueshëm i rreh krahët struci, por zogjtë i bën pa pendë e pupla, vezët përtokë i vë e në pluhur i ngroh, ndonëse këmba mund t'i shkelë e bisha mund t'i shtypë. Ashpër sillet me zogjtë, a thua se s'janë të vetët e s'ka frikë se punon kot. Se ia hoqi Perëndia urtinë e s'ia dha zgjuarsinë.
Lexo Jobi 39
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 39:1-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video