Satani iu përgjigj: «Lëkurë për lëkurë! Njeriu jep gjithçka për të shpëtuar jetën. Vër dorë mbi kockat dhe mishin e tij, në s'ka për të të mallkuar haptas». ZOTI i tha Satanit: «Ja, po ta lë në dorë, por jetën kurseja!». Atëherë Satani u largua nga ZOTI. Satani e goditi Jobin me çibanë të këqij që nga shputat e këmbëve deri në majë të kresë. Jobi mori një copë tjegull për t'u kruar dhe u ul në mes të hirit. Atëherë e shoqja i tha: «Prapë mbetesh i patëmetë? Mallko Perëndinë e vdis!». Por ai iu përgjigj: «Ti po flet siç flet një e marrë. Të mirën e pranojmë nga Perëndia, po të keqen, mos ta pranojmë?». Me të gjitha këto, Jobi nuk mëkatoi me buzët e veta.
Lexo Jobi 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 2:4-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video