Atëherë ZOTI i tha: «A të ka rënë në sy shërbëtori im, Jobi? Askush mbi tokë nuk është si ai, njeri i përkryer e i drejtë, që e druan Perëndinë dhe i kthen shpinën të keqes. Ende është i përkryer, edhe pse ti më shtyve kundër tij, për ta rroposur më kot». Satani iu përgjigj: «Lëkurë për lëkurë! Njeriu jep gjithçka për të shpëtuar jetën. Vër dorë mbi kockat dhe mishin e tij, në s'ka për të të mallkuar haptas». ZOTI i tha Satanit: «Ja, po ta lë në dorë, por jetën kurseja!». Atëherë Satani u largua nga ZOTI. Satani e goditi Jobin me çibanë të këqij që nga shputat e këmbëve deri në majë të kresë. Jobi mori një copë tjegull për t'u kruar dhe u ul në mes të hirit. Atëherë e shoqja i tha: «Prapë mbetesh i patëmetë? Mallko Perëndinë e vdis!».
Lexo Jobi 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 2:3-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video