Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jobi 1:1-12

Jobi 1:1-12 AL1

Në dheun e Ucit jetonte një njeri me emrin Job. Ai ishte i përkryer e i drejtë, e druante Perëndinë dhe i kthente shpinën të keqes. Atij i kishin lindur shtatë djem e tri vajza. Kishte një pasuri prej shtatë mijë delesh, tre mijë devesh, pesëqind pendë qesh dhe pesëqind gomaricash. Kishte edhe shumë shërbëtorë. Ky ishte njeriu më i madh ndër të gjithë njerëzit e lindjes. Djemtë e tij shkonin me radhë në shtëpitë e njëri-tjetrit për të bërë festë. Ftonin edhe tri motrat për të ngrënë e për të pirë me ta. Pasi i kryenin ditët e festave, Jobi i thërriste për t'i shenjtëruar. Ai çohej herët në mëngjes dhe kushtonte fli shkrumbimi për të gjithë, sepse thoshte: «Ndoshta kanë mëkatuar bijtë e mi e kanë fyer Perëndinë në zemrat e tyre». Kështu vepronte Jobi gjithmonë. Një ditë bijtë e Perëndisë shkuan për t'u paraqitur para ZOTIT e bashkë me ta shkoi edhe Satani. ZOTI e pyeti Satanin: «Nga po vjen?». Satani iu përgjigj ZOTIT: «Nga toka. Iu solla rrotull e i rashë kryq e tërthor». ZOTI e pyeti: «A të ka rënë në sy shërbëtori im, Jobi? Askush mbi tokë nuk është si ai, njeri i përkryrer e i drejtë, që druan Perëndinë dhe i kthen shpinën të keqes». Por Satani iu përgjigj: «Mos vallë më kot e druan Jobi Perëndinë? A nuk e ke rrethuar me mburojë atë vetë, shtëpinë e tij dhe gjithçka ka? Ti e ke bekuar punën e duarve të tij dhe pasuria e tij mbi tokë është rritur. Provo e vër dorë mbi gjithçka ka, në s'ka për të të mallkuar haptas». ZOTI i tha Satanit: «Ja, po të lë në dorë gjithçka ka, por atë vetë mos e prek me dorë!». Atëherë Satani u largua nga ZOTI.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë