Shumë nga dishepujt e tij kur dëgjuan këto, thanë: «Fjala e tij është shumë e ashpër. Kush mund ta dëgjojë?». Jezui, duke e ditur se dishepujt po murmuritnin për këto, u tha: «Kjo u bëka pengesë për ju? Po kur ta shikoni Birin e njeriut të ngjitet atje ku ishte më parë? Shpirti jep jetë, ndërsa dobësia njerëzore nuk sjellin asnjë dobi. Fjalët që ju thashë janë shpirt e jetë. Por ka disa nga ju që nuk besojnë». Në të vërtetë Jezui e dinte që në fillim cilët ishin ata që nuk besonin e kush ishte ai që do ta tradhtonte. Dhe u tha: «Prandaj ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë prej Atit». Që atëherë shumë nga dishepujt e tij u tërhoqën e nuk u shoqëruan më me të. Atëherë Jezui u tha të dymbëdhjetëve: «Mos doni të ikni edhe ju?». Simon Pjetri iu përgjigj: «Zot, te kush të shkojmë? Ti i ke fjalët e jetës së amshuar. Ne kemi besuar dhe e dimë se ti je i shenjti i Perëndisë». Jezui u tha: «A nuk ju zgjodha unë ju, të dymbëdhjetët? Megjithatë, njëri prej jush është djall». Këtë e tha për Judën e Simon Iskariotit, sepse ky do ta tradhtonte ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
Lexo Gjoni 6
Dëgjoj Gjoni 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 6:60-71
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video