Pastaj judenjtë kishin një festë dhe Jezui shkoi në Jerusalem. Në Jerusalem, afër Portës së Dhenve, kishte një hurdhë me pesë portikë që në hebraisht quhet Betzata. Atje dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë e të paralizuar. Aty ishte dhe një njeri i sëmurë që kishte tridhjetë e tetë vjet që vuante. Jezui, kur e pa që dergjej i sëmurë dhe duke e ditur se kishte shumë kohë që vuante, i tha: «A dëshiron të shërohesh?». I sëmuri iu përgjigj: «Zotëri, nuk kam njeri që të më fusë në hurdhë kur trazohet uji. Kur përpiqem të hyj unë, dikush tjetër zbret para meje». Jezui i tha: «Ngrihu, merre shtrojën tënde dhe ec!». Ai njeri u shërua në çast, mori shtrojën dhe eci. Por, meqenëse atë ditë ishte e shtunë, judenjtë i thanë të shëruarit: «Sot është e shtunë e nuk të lejohet të mbartësh shtrojën». Ai u përgjigj: «Ai që më shëroi më tha: merre shtrojën tënde dhe ec!». Ata e pyetën: «Cili është ky njeri që të tha: merre shtrojën dhe ec?». I shëruari nuk e dinte kush ishte, se Jezui kishte humbur mes turmës së njerëzve që ndodheshin aty. Më vonë Jezui e gjeti atë në tempull e i tha: «Ja ku u shërove! Mos mëkato më, që mos të të ndodhë ndonjë e keqe më e madhe». Ai njeri shkoi e u tregoi judenjve se ai që e kishte shëruar ishte Jezui. Atëherë judenjtë filluan ta përndjekin Jezuin, meqenëse ai i bënte këto gjëra të shtunën. Ndërsa Jezui u tha: «Ati im vepron gjithmonë, prandaj edhe unë veproj». Kështu judenjtë kërkonin edhe më shumë ta vrisnin, sepse jo vetëm që shkelte ligjin e së shtunës, por edhe thoshte se Perëndia ishte Ati i tij, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë. Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë nga vetja, përveç asaj që sheh se bën Ati. Ato gjëra që bën Ati, bën edhe Biri. Ati e do Birin e i tregon gjithçka që bën. Ai do t'i tregojë vepra edhe më të mëdha, që ju të mrekulloheni.
Lexo Gjoni 5
Dëgjoj Gjoni 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 5:1-20
5 days
Have you ever felt stuck in a cycle of unresolved pain, playing offenses over and over in your mind? You know you can't go on like this, but when your heart has been shattered, forgiveness seems like an impossible request. Lysa TerKeurst deeply understands and invites you to join her for this 5-day reading plan from her new book Forgiving What You Can’t Forget and to discover God’s healing gift.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video