Era fryn ku të dojë; ushtimën ia dëgjon, por nuk e di nga vjen e ku shkon. Kështu janë edhe ata që linden nga Shpirti». Nikodemi e pyeti: «Si mund të ndodhin këto gjëra?». Jezui u përgjigj: «Ti je mësues i Izraelit e nuk i kupton këto gjëra? Me të vërtetë po të them: flasim atë që dimë e dëshmojmë atë që kemi parë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë. Nëse nuk më besoni kur ju flas për gjërat tokësore, si do të më besoni po t'ju flas për gjërat qiellore? Askush nuk është ngjitur në qiell, përveç Birit të njeriut që ka zbritur prej qiellit. Ashtu si Moisiu lartësoi gjarprin prej bronzi në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut, që kushdo që beson në të, të ketë jetën e amshuar. Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar. Perëndia nuk e dërgoi Birin në botë për ta gjykuar botën, por që bota të shpëtohet nëpërmjet tij.
Lexo Gjoni 3
Dëgjoj Gjoni 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 3:8-17
5 dite
Ndërsa lexoni, meditoni dhe zbatoni Fjalën e Perëndisë në jetën tuaj çdo ditë, do pajiseni më mirë për të detektuar dritat artificiale të armikut, për të qëndruar në shtegun e ndriçuar nga Perëndia dhe për të shkëlqyer fort për Krishtin në familjen dhe komunitetin tuaj.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video