Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjoni 16:20-33

Gjoni 16:20-33 AL1

Me të vërtetë po ju them se do të qani e do të vajtoni, ndërsa bota do të gëzohet. Ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Kur gruaja është duke lindur, hidhërohet, se i erdhi ora e dhimbjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka lindur një njeri në botë. Kështu dhe ju tani jeni të hidhëruar, por kur t'ju shoh përsëri, do t'ju gëzohet zemra dhe askush nuk do t'jua marrë gëzimin. Atë ditë nuk do të më pyesni për asgjë. Me të vërtetë po ju them se çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, do t'jua japë. Deri tani nuk keni kërkuar asgjë në emrin tim. Kërkoni e do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë». «Këto gjëra jua thashë me përngjasime, por po vjen koha kur nuk do t'ju flas më me përngjasime, por do t'ju flas hapur për Atin. Atë ditë do të kërkoni në emrin tim e nuk ju them se do t'i lutem Atit për ju. Vetë Ati ju do, sepse më keni dashur mua dhe keni besuar se unë kam dalë prej Perëndisë. Unë kam dalë prej Atit e kam ardhur në botë. Po e lë përsëri botën e po kthehem tek Ati». Dishepujt i thanë: «Ja, tani ti po flet hapur e nuk po thua asgjë me përngjasime. Tani e dimë se ti di gjithçka e nuk ke nevojë që ndokush të të pyesë. Prandaj besojmë se ke dalë prej Perëndisë». Jezui u përgjigj: «Tani besoni? Ja ku po vjen ora, e madje ka ardhur, kur ju do të shpërndaheni secili në shtëpi të vet e do të më lini vetëm. Por unë nuk jam vetëm, se Ati është me mua. Jua thashë këto që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngime, por kini guxim! Unë e kam mundur botën!».

Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjoni 16:20-33

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë