Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjoni 15:1-17

Gjoni 15:1-17 AL1

«Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. Çdo shermend që është në mua e që nuk jep fryt, ai e këput, ndërsa çdo shermend që jep fryt ai e krasit dhe e pastron, që të japë më shumë fryt. Fjala që unë ju kam folur, ju ka pastruar tashmë. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju. Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt vetvetiu, pa qëndruar në hardhinë, kështu as ju nuk do të mund të jepni fryt nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. Nëse dikush nuk qëndron në mua, do të hidhet jashtë si shermendi e do të thahet. Këta shermende do t'i mbledhin, do t'i hedhin në zjarr e do të digjen. Po të qëndroni në mua dhe fjalët e mia të qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni e do t'ju jepet. Në këtë përlëvdohet Ati im: që të jepni shumë fryt e të bëheni dishepujt e mi. Unë ju kam dashur, ashtu siç më ka dashur Ati mua. Qëndroni në dashurinë time! Po të zbatoni urdhërimet e mia do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë kam zbatuar urdhërimet e Atit tim e qëndroj në dashurinë e tij. Këto jua thashë që gëzimi im të jetë në ju e gëzimi juaj të jetë i plotë. Ky është urdhërimi im: duajeni njëri-tjetrin ashtu siç ju desha unë ju. Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë. Ju jeni miqtë e mi nëse bëni ato që ju urdhëroj. Nuk ju quaj më shërbëtorë, se shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti. Por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njohur gjithçka që dëgjova prej Atit tim. Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju zgjodha ju. Ju caktova të shkoni e të jepni fryt, që fryti juaj të mbetet dhe që Ati t'ju japë çfarëdo që t'i kërkoni në emrin tim. Këtë po ju urdhëroj: duajeni njëri-tjetrin».

Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjoni 15:1-17

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë