Si tha këto, Jezui u trondit në shpirt e tha: «Me të vërtetë po ju them se njëri prej jush do të më tradhtojë». Dishepujt filluan të shikonin njëri-tjetrin, se nuk e dinin për kë e kishte fjalën. Njëri prej dishepujve të tij, ai që Jezui e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezuit. Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë ta pyeste Jezuin për kë e kishte fjalën. Ai u përkul mbi kraharorin e Jezuit e i tha: «Zot, kush është?». Jezui u përgjigj: «Është ai të cilit do t'i jap kafshatën që do të ngjyej». Pasi e ngjeu kafshatën, ia dha Judës së Simon Iskariotit.
Lexo Gjoni 13
Dëgjoj Gjoni 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 13:21-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video