Pasi u lau këmbët, Jezui veshi rrobat, u ul përsëri e u tha: «E kuptoni këtë që ju bëra? Ju më quani Mësues dhe Zot dhe mirë thoni, sepse jam. Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet t'ia lani këmbët njëri-tjetrit. Ju dhashë shembullin që të bëni siç bëra unë. Me të vërtetë po ju them se asnjë shërbëtor nuk është më i madh se i zoti dhe asnjë i dërguar nuk është më i madh se ai që e ka dërguar. Nëse i keni kuptuar këto gjëra dhe nëse i zbatoni, do të jeni të lumë.
Lexo Gjoni 13
Dëgjoj Gjoni 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 13:12-17
15 Ditët
Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video