Pasi tha këto, ajo shkoi, thirri mënjanë Marinë, motrën e saj, e i tha: «Mësuesi është këtu e të kërkon». Maria, sapo e dëgjoi, u ngrit me nxitim e shkoi tek ai, sepse Jezui nuk kishte arritur ende në fshat, por po rrinte atje ku e kishte takuar Marta. Judenjtë që ishin me Marinë në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se ajo u ngrit me nxitim e doli, i shkuan pas duke menduar se po shkonte te varri për të qarë atje. Maria shkoi atje ku ishte Jezui dhe kur e pa, i ra ndër këmbë e i tha: «Zot, po të kishe qenë këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur». Jezui, kur e pa se ajo dhe judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u prek në shpirt, u turbullua e tha: «Ku e keni vënë?». Ata i thanë: «Zot, eja e shih!». Jezui u përlot. Atëherë judenjtë thanë: «Shih sa e donte!».
Lexo Gjoni 11
Dëgjoj Gjoni 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 11:28-36
7 Days
Most of us try to avoid or ignore our emotions. We might even wonder if our faith and our feelings are enemies. But during His time on earth, Jesus felt emotions deeply. He wasn’t distant from us. He’s with us—even in our emotions. In this 7-day Bible Plan accompanying Pastor Craig Groeschel’s series, Emotions, we’ll look at how Jesus lived to discover how our feelings might increase our faith.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video