Fjala që iu drejtua Jeremisë nga ZOTI në vitin e dhjetë të Sedekisë, mbretit të Judës, në vitin e dymbëdhjetë të Nabukodonosorit. Në atë kohë ushtria e mbretit të Babilonisë e kishte rrethuar Jerusalemin dhe profeti Jeremi gjendej i mbyllur në tremen e rojës, në pallatin e mbretit të Judës. E kishte mbyllur Sedekia, mbreti i Judës, pasi i kishte thënë: «Pse profetizon e thua: “Kështu thotë ZOTI: ja, po e lë këtë qytet në dorë të mbretit të Babilonisë e ai do ta pushtojë. Sedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga dora e kaldenjve, por do t'i dorëzohet mbretit të Babilonisë, do të flasë me të ballë për ballë e do ta shohë sy më sy. Ai do ta marrë Sedekinë në Babiloni e Sedekia do të rrijë atje derisa ta takoj unë, kumton ZOTI. Edhe po të luftoni kundër kaldenjve, nuk do t'ia dilni”».
Lexo Jeremia 32
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 32:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video