Se kështu thotë ZOTI: dhimbja jote është e pashërueshme, plaga jote, e rëndë. Nuk ka kush e mbron çështjen tënde, as bar për mjekimin tënd nuk ka, as shërim për ty. Të gjithë dashnorët të kanë harruar e më nuk të kërkojnë, se të kam goditur siç godet armiku, me qortim mizor, për fajin tënd të rëndë, për mëkatet tuaja të shumta. Pse bërtet për plagën tënde? E pashërueshme është dhimbja jote. Për fajin tënd të rëndë, për mëkatet tuaja të shumta t'i bëra këto. Por, ata që të përpijnë, do të përpihen, të gjithë armiqtë e tu do të shkojnë në robëri, plaçkitësit e tu do të plaçkiten, të gjithë ata që të zunë pre, pre do t'i bëj. Do të kujdesem për shëndetin tënd e do ta shëroj plagën tënde, kumton Zoti, se të quajnë e dëbuara, o Sion, ajo që askush s'e kërkon.
Lexo Jeremia 30
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 30:12-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video