«Nëse një burrë e dëbon gruan e ajo shkon e bëhet gruaja e tjetërkujt, a do të kthehet ai prapë tek ajo? A nuk është fëlliqur ajo tokë? Ti kurvërove me shumë dashnorë e dashke të kthehesh tek unë? Kumton ZOTI. Ngriji sytë drejt rraheve e shiko: ku nuk u shthure? Rrije e i prisje ndanë rrugës, siç pret arabi në shkretëtirë. E fëlliqe tokën me kurvërinë tënde e me përdaljen tënde. Prandaj u ndalën shirat e reshjet pranverore nuk ranë, por ti ke fytyrën e gruas së përdalë e nuk e njeh turpin. E tani më thërret mua: “Ati im, i dashuri i rinisë ti je. A do ta mbajë ai zemërimin përgjithmonë? A do ta ruajë deri në amshim?”. Ja, ti flet, por bën prapësi sa të mundesh».
Lexo Jeremia 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 3:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video