Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremi i dërgoi nga Jerusalemi tepricës së pleqve të shpërngulur, priftërinjve, profetëve e mbarë popullit, që Nabukodonosori i kishte shpërngulur nga Jerusalemi në Babiloni, pasi kishin ikur nga Jerusalemi mbreti Jehonjah, nëna mbretëreshë, eunukët, prijësit e Judës e të Jerusalemit, zejtarët e farkëtarët. E dërgoi me anë të Eleasahut, birit të Shafanit, dhe të Gemariahut, birit të Hilkiahut, të cilin Sedekia, mbreti i Judës, e dërgoi në Babiloni, te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. Në të thuhej: «Kështu u thotë ZOTI i ushtrive, Perëndia i Izraelit, të gjithë të shpërngulurve, që unë i shpërngula nga Jerusalemi në Babiloni
Lexo Jeremia 29
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 29:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video