Mjerë kush e ndërton shtëpinë me padrejtësi e katin e epërm pa të drejtë, që e bën të punojë falas të afërtin e nuk i jep mëditjen dhe thotë: “Do të ndërtoj për vete një shtëpi të madhe, me dhomat e epërme të gjera” dhe i hap dritare, e vesh me cedër e lyen me të kuqe. Vallë, a bëhesh mbret pse matesh me cedër? A nuk kishte për të ngrënë e për të pirë yt atë? Ai veproi me të drejtë e drejtësi, prandaj i shkoi mbarë, i dha të drejtën skamnorit e nevojtarit, prandaj i shkoi mbarë. A nuk është kjo mënyra për të më njohur, kumton ZOTI? Por ti s'ke sy, as zemër, përveçse për të përfituar, për të derdhur gjak të pafajshëm, për të ushtruar shtypje e dhunë».
Lexo Jeremia 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 22:13-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video