Kështu thotë ZOTI: «Mallkuar ai burrë që në njeriun beson, që gjen forcë te qenia njerëzore e prej ZOTIT zemrën e largon. Do të jetë si shkurrja në stepë e nuk do të shohë si vjen e mbara, do të banojë thatinave në shkretëtirë, në tokë kripore të pabanueshme. Bekuar njeriu që në ZOTIN beson, besimi i të cilit është ZOTI vetë. Do të jetë si pemë e mbjellë ndanë ujit, që rrënjët drejt rrjedhës i shtrin. Nuk do t'i trembet zhegut që vjen, e gjethet do t'i harlisen. Në vitin e thatësirës nuk do ta zërë brenga e nuk do të reshtë së dhëni fryte. Më mashtruese është zemra se çdo gjë, e pashërueshme është ajo, kush mund ta kuptojë? Unë, ZOTI, shqyrtoj zemrën, hetoj veshkat, për t'i dhënë secilit sipas sjelljes së vet, sipas frytit të veprave të veta.
Lexo Jeremia 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 17:5-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video