Ai e bëri tokën me fuqinë e vet, me urtinë e vet e themeloi botën, qiejt me mençuri i shpalosi. Me ushtimën e tij trazohen ujërat në qiell, nga skaji i dheut i ngre retë, ai e lëshon vetëtimën në shi dhe nxjerr erën nga qilarët e vet. Çdo njeri hutohet nga padija, çdo farkëtar turpërohet prej idhujve, se e gënjeshtërt është çfarë ka farkëtuar e frymë në to nuk ka. Ato janë kotësira, vepra qesharake, në kohën e ndëshkimit, do të rrënohen. Nuk është kështu ai që i ka rënë për pjesë Jakobit, se ai i dha trajtë gjithçkaje, Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. ZOT i ushtrive është emri i tij.
Lexo Jeremia 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 10:12-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video