Gideoni pati shtatëdhjetë bij të gjakut të tij, sepse kishte pasur shumë gra. Shemra që kishte në Shekem i lindi një djalë që e quajti Abimelek. Gideoni, biri i Joashit, vdiq në moshë të thyer dhe u varros në varrin e Joashit, atit të tij, në Ofrah të abiezeritëve. Pas vdekjes së Gideonit, izraelitët filluan të kurvëronin me Baalin dhe zgjodhën për perëndi të tyre Baal Beritin. Izraelitët nuk u kujtuan më për ZOTIN, Perëndinë e tyre, që i kishte shpëtuar nga dora e të gjithë armiqve që i rrethonin, dhe nuk u treguan mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit, domethënë Gideonit, për gjithë të mirat që i kishte bërë Izraelit.
Lexo Gjyqtarët 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 8:30-35
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video