Burrat e Efraimit i thanë Gideonit: «Ç'na bëre! Përse nuk na thirre edhe ne kur shkove për të luftuar kundër midianitëve?». Dhe u grindën keq me të. Ai u tha: «E ç'paskam bërë unë në krahasim me ju? A nuk është qëmtimi i Efraimit më i mirë se vjelja e Abiezerit? Perëndia jua dorëzoi juve Orebin dhe Zebin, princat e Midianit. E ç'bëra unë në krahasim me ju?». Kur u tha këto fjalë, zemërimi i tyre ndaj tij u fashit.
Lexo Gjyqtarët 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjyqtarët 8:1-3
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video